Emërohet drejtorja e re e Tatimeve

Elidjana Çelaj është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, pas lirimit nga detyra të ish drejtorit të përgjithshëm Ceno Klosi.

Në urdhrin e Ministrit të financave dhe Ekonomisë që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare thuhet se Elidjana Çelaj, me pozicion të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është ngarkuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë.

Latest articles

Related articles