Veliaj premton se do të çlirojë trafikun në Tiranë

Përfundoi ndërtimi i rrugës së re “Grigor Cilka”, e cila lidh Njësinë 2 me lagjet e Farkës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falenderoi banorët për durimin dhe punëtorët që kryen punimet në një kohë të shkurtër.

Veliaj u shpreh se rruga pritet të lehtësoje ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. “Kemi hedhur beton, çelik dhe hekur për të mbajtur shtëpitë, duke investuar një vlerë më të madhe se vetë shtëpia. Fakti që kemi pasur mirëkuptimin tuaj dhe fakti se të gjithë kanë qenë bashkëpunues, më bën të ndihem krenar. Shpresoj që rrugët kapilare të çlirojnë pak trafikun.

Trafiku që krijohet te rrethrrotullimi i Saukut dhe rrethrrotullimi i Lundrës është një trafik i panevojshëm, sidomos për ata që, në fakt, e kanë më kollaj të përdorin rrugët dytësore për të shkuar në shtëpi”, tha Veliaj.

Latest articles

Related articles