Meta në SPAK, Lita: Aty po bëhet Veting politik e financiar, ‘Helena e Trojës’ ka treguar gjithçka

Kteu i PL Ilir Meta u paraqit sot në SPAK teksa i pyetur nga gazetarët me çfarë statusi u mor në Prokurorinë e Posaçme, Meta ishte mjaft i revoltuar dhe me tone të ashpra është shprehur ndaj Altin Dumanit.Gazetarja Glidona Daci në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon u shpreh se Meta u thirr në cilësinë e personit që ka dijen

Analist Lavdrim Lita thekson se në pah ka dalë financierja e LSI, që e përmendi dhe Meta, Helenën, që sipas Litës është ‘Helena’ e Trojës

‘Ka disa ngjarje. Ngjarja jashtë ishte shitja e një burri të gruas faqe publikut dhe faqe gazetarëve. Dhe ajo që ndodhi brenda, aty ishte Helena e Trojës. Financierja, ajo që lidh hetimet pasuror. Pasuria e partisë është përdorur për gjëra vetjake, për të paguar shpenzime familjare. Ka lindur dyshime dhe po verifikohet pasuria. Është tërhequr para apo janë paguar përmes parave të partisë. Helena, ai thotë gabim Elena, ka treguar gjithçka te SPAK, kam tërhequr këto para i kam çuar këtu. Këtu është problemi i transparencës financiare, SPAK aty po bën vettingun politik dhe financiar. Aty del që paratë përdoren për interesa personale’, theksoi Lita.

Latest articles

Related articles