Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit.
Pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç.
Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër: Një grup i veçantë hetimor punuan për zbardhjen e ngjarjes. Nga verifikimet paraprake rezultoi se u gjet i pajetë Kosta Ilia dhe e pajetë Kleoniqi Ilia. U konstatuan shenja dhune në pjesën e kokës dhe të trupit.
Nga veprimet hetimore u arrit në konkluzionin se viktimat u dhunuan për vdekje dhe u sekuestruan sendet dhe mjetet që u përdorën për vrajen. U sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë. Për sqarimin e ngjarjes u pyetën 35 persona.
Nga hetimet u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes, autori është Thoma Masora 69 vjeç. Motivi për shkaqe të dobëta dhe konflikte të çastit që ka ndodhur aty për aty.