SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq 3 persona, të cilët akuzohen për abuzim me tenderat.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë, të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:
Zenel Çela, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
R.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Rexhep Ismajlisufaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);



