Durrësi problem me ujin dhe kanalizimet| Myshketa: Edhe pas 30 vitesh problemi i njëjtë. Operatorët turistik nuk operojnë dot pa depozita

spot_img
Advertisements

Sipas të dhënave të raportit të Entit Kombëtar të Ujit, Vlora dhe Durrësi furnizohen me ujë vetëm 13 orë në ditë, teksa në Durrës sipas raportit mbulohet vetëm 51,7% e territorit me kanalizime.

Joni Myshketa, anëtar i Këshillit bashkiak, mjëkohësisht kreu i PD Durrës, pohon për MCN live, se edhe sot pas 30 vitesh, ky problemi i ujit dhe kanalizimit, mbetet po i njëjtë për Durrësin.

Për hir të së vërtetës është një problem i vazhduar dhe i trazuar tash e 30 vite. Mund të them se problem të ndryshme lidhur me kanalizimin dhe me ujin që mund ta quajmë të pijshëm se i tillë nuk është, i kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme në Këshillin Bashkiak. Kjo vjen ehe pas kontakteve që kemi me banorët e zonës, ku problematikat janë hasur ndjeshëm.

Problemi me Durrësin në prag të sezonit turistik me kontakte që kemi pasur me operatorët turistik të hoteleri-turizmit, dhe dihet që Durrësi ka vijën më të gjatë bregdetare dhe mund të them se është problem i vazhdueshëm dhe kjo vihet re pa asnjë hulumtim të specializuar por të shohim të gjitha depozita në godina.

Myshketa thotë se operatorët turistik kanë pohuar se për faktin se ka vetëm 1-2 orë ujë në ditë, nuk operojnë dot pa depozitat private.

Pas kontaktit me këta operator, asnjë nga hotelet nuk është se operon pa depozita 50-100 mijë litroshe, sepse sasia e ujit që vjen nge Ujësjellës-kanalizimet është e papërballueshme për një shërbim cilësor që operatorët turistik duhet të ofrojnë.

Në patën kontakt me operatorët turistik të zonës që nga Plepa deri të Shkëmbi i Kavajës, operatorët turistik konfirmuar shqetësimin e tyre për pjesën e shërbimit të mungesës së ujit që vjen me 1-2 orë në ditë që ata marrim masa ti mbushin depozitat.

Po si qëndron situata me menaxhimin e ujërave të zeza në Durrës?.

Anëtari i Këshillit bashkiak, pohon se me gjithë fondin e një projekti aktual të BE, ujërat e zeza janë një problem i vazhdueshëm në vijën bregdetare dhe në qytet.

Mund të them se është një problem i vazhdueshëm ai i ujërave të zeza. Kemi parë që nga Ura e Dalanit deri të Shkëmbi i Kavajës që pjesa e ujërave të zeza janë derdhur edhe në det, duke ndotur ambientin dhe duke i bërë burim infeksioni për turistët.

Ne kemi denoncuar disa herë problematikat që ndodhin me ujërat e zeza si në zonat e qytetit ashtu edhe në zonën bregdetare. Jo më larg se javën që shkoj një problem me ujërat e zeza ishte edhe ne qendër të qytetit, ne zonë Arkeologjik ku një shkollë ishin bllokuar dhe vumë re që ujërat e zeza ishin padron të asaj situata ku nuk u mor asnjë masë akoma.

Të theksojmë se për asistencë teknike të projekt menaxhimit të ujërave të zeza në Durrës, BE ka financuar një fond prej 4 miliard e 811 milion e 60 mijë lekë, dhe ndërkohë mbarimi i tij pretendohet të jetë maji i këtij viti por një problematikë që vazhdon të jetë akoma.

Latest articles

Related articles