“Morën 5 mijë euro për…”- Tentuan të korruptonin gjyqtarët e Apelit të Korçës, SPAK përfundon hetimet

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena dhe 6 të tjerëve, të cilët akuzohet se kanë tentuar të korruptonin gjyqtarët e Apelit për të liruar një të burgosur.

Nga hetimet nga rezultuar se shtetasit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë shumën prej 5.000 Euro Arben Lenës dhe Dajana Kodrës (Ninga), avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë, ndërsa këta të fundit i kanë premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të burgosurit.

Blerand Kozic po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Pogradecit për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Latest articles

Related articles