“Përgjime masive” – Altin Dumani : Nuk mjaftojnë 60 hetues, një pjesë e tyre punojnë…

spot_img
Advertisements


Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani po bën bilancin e vitit 2023 në KLP.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani është i shoqëruar nga dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braja.

E pranishme është dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj.

Gjatë fjalës së tij, Altin Dumani, u shreh se nuk mjaftojnë 60 hetues, një pjesë e tyre punojnë vetëm me përgjime.

Dumani: Konstatojmë se kemi rritje të ngarkesës, sidomos kur vjen puna te bashkëpunimi me autoritetet e huaja, që ka fluks te madh shkëmbimi informacioni, leter porosi… ka rritje te madhe.

Po shkojmë në një situatë që nuk po mundemi ti adresohemi, kujt ti delegojnë çështjet penale që kemi.

60 hetues të BKH-s, por një numër i tyre ështe i atashuar te qendra e përgjimeve, dhe nuk po kryejnë hetime.

Shtimi i numrit te punonjësve te BKH, jemi në nje fazë ku s’kemi hetues për ti referuar çështjet penale që kemi nën hetim

Latest articles

Related articles