Rama tek Fevziu: Gazetarja e Syri Tv aktroi e klithi

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga incidenti me gazetaren Ambrozia Meta, të cilës i zgjati dorën për ta prekur.

Rama jo vetëm që nuk ka kërkuar ndjesë, siç i tha gazetari Blendi Fevziu, por e ka akuzuar gazetaren se ka aktruar në mënyrë të qëllimshme për të manipuluar publikun.

Rama tha se i afroi asaj dorën në formë miqësore, por ajo reagoi me ekzagjerim dhe klithma.

“Aktrim ekzagjerues, tërheqja dhe klithma ishin sikur të kishte ndodhur ndonjë goditje, as nuk ndjeva që kishte ndonjë gjë për të sqaruar, dhe nuk e imagjinova që do merrte këto përmasa me qëllim nga nxitësit. Ndjesën ta harrosh ti dhe të gjithë ata që ia kërkojnë, dhe mbi të gjitha ta harrojë ajo gazetare që ka manipuluar publikun dhe ka aktruar”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Latest articles

Related articles