Murrizi: Pakti i Rithemelimit me PS, pazar i pështirë. Bardhin ka përjashtuar Berishën

spot_img
Advertisements

Ish-deputeti Myslim Murrizi e konsideroi një vazhdim të pazarit të pështirë politik që shqiptarët kanë parë në 34 vite, paktin mes PD-së së Rithemelimit dhe PS-së. Duke folur në Mcn Live Murrizi tha se nuk ka kurrfarë suksesi nga ana e PD-së së Rithemelimit, duke i konsideruar dy komisionet hetimore një lëmoshë të Çuçit dhe Spiropalit.

Se di këta nga kush kanë turp që ta tregojnë atë lloj dashurie, tani janë të ekspozuar, gati janë të fejuar, pak rëndësi ka për mua ca fjale i vihet nga ana letrare, dialog, marrëveshje, pazar, takim. Ky është vazhdim i pazarit apo i teatrit të pështirë politik që shqiptarët kanë parë në 34 vite dhe s’kanë pse të na i shesin si sukses e fitore asnjëra palë. Të kthehesh dhe të pranosh atë që ta jep Kushtetuta me shumicë, dhe ta pranosh si fitore, nuk e di ca ka fituar grupi i deputetëve të opozitës. Të pranosh të ulesh si qengj pasi ke bërë 5 muaj zhurmë, flakadanë, shashka, bilbila, në të drejtën e tyre, sepse s’ua vërshëllente kush për të kryer misionin e opozitarit.

Nuk kanë pse shkojnë tek e tek si qenë, por duhet të ketë nj përfaqësi, duhet të shkojnë 3-4-5 veta. Nuk e di çfarë turpi kanë. Meqë shkojnë në emër të një subjekti politik që ka marrë më shumë vota nga pjesa tjetër e opozitës, atëherë duhet ta dimë ne, ata shqiptarë që kanë shpresë te kjo organizatë, Rithemelimi. Desha ta di çfarë negocion, sepse shkon dhe negocion në emër të 507 mijë votuesve, edhe pse është i pavotuar, por i emëruar. Desha të di çfarë objeksioni ka Gazi dhe gazrat për Kodin Zgjedhor?! Duhet filluar atje ku u prish pazari, tërhiqet mazhoranca nga ligji për komisionet hetimore, të tërhiqet mazhoranca nga ligji që për dy përjashtime djeg mandatin. Të ka dhënë Çuçi dhe Spiropali dy komisione për lëmoshë dhe ti je i kënaqur!”

Ish-deputeti tha se do donte të shihte një komision hetimor mbi McGonigalin, për Portin e Durrësit, për dy termocentralët lundrues dhe për zonat e mbrojtura, dhe për të parë reformën e drejtësi.

Murrizi tha që Gazment Bardhi ka dy javë që nuk ka dërguar në Kuvend listën e grupit parlamentar, pasi aty rezultojnë 4 deputetë të përjashtuar, mes të cilëve edhe Berisha.

Ka dy javë nga martesa e këtyre dhe akoma Gazi s’ka dërguar listën e grupit parlamentar në Kuvend, sepse figurojnë të përjashtuar Sali Berisha, Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Luan Baçi. Këta të 4 nuk figurojnë te grupi ku është Gazi kryetar”.

Murrizi u shpreh pro hapjes 100 për qind të listave dhe Shqipërisë një zonë zgjedhore.

Nuk ka mënyrë tjetër për të ekzistuar Basha nëse Shqipëria nuk bëhet një zonë zgjedhore, dhe listat të jenë 100 për qind të hapura. Pavarësisht se kjo përkon me interesin e tij personal dhe të grupit të tij, unë e quaj një gjë të mirë sepse kjo kthen sovranitetin e votës, vret kryetarokracinë brenda partive, dhe vret autokracinë në mënyrën e qeverisjes. Unë do doja shumë që të prishet pazari i prillit të 2008-ës”.

Latest articles

Related articles