Aksident tragjik në Tepelenë, humbin jetën 4 persona, plagosen dy të tjerë

spot_img
Advertisements


Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Tepelenë, ku fatkeqësisht 4 persona kanë humbur jetën.
Policia bën me dije rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

“Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Latest articles

Related articles