nga Mirela Karabina
Akti më i fortë politik dhe kombëtar i ndodhur në 33 vjet është ai i 9 shtatorit i Lulzim Bashës që pezulloi Sali Berishën, akt i cili ka tollovitur politikën shqiptare prej dy vite e gjysmë duke nxjerrë zbuluar se cilët janë në të vërtetë aktorët dominues të politikës që për të ruajtur pushtetit e tyre bëjnë çdo lloj pazari në kurriz të qytetarëve. Ai do ta cilësonte trekëndëshin Rama-Berisha-Meta si Trekëndëshin e Bermudes, pështjellimi politik i të cilëve pengon dhe ndalon me çdo çmim këdo që kërkon të dalë nga shtjella e tyre e molepsur 33 vjeçare.
Me ndarjen e PD-së nga e shkuara, Lulzim Basha i bëri një dhuratë demokratëve dhe çdo opozitari që dëshiron një parti të vërtetë demokratike, ashtu siç ata e deshën më 1990-ën kur dolën nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhës:një parti të çliruar nga hijet e së shkuarës, një parti të vlerave më të mira perëndimore, një parti e njerëzve të lirë në respekt të individit e besimit në Zot, pronës dhe familjes.
Dhe ia arriti!
Sot Partia Demokratike është në përfudim të riorganizimit të saj dhe shumë shpejt do të dalë përballë qytetarëve me ekipin e saj, programin dhe alternativën që i ofron qytetarëve.
Por, edhe pse ky është një akt që i shërben të sotmes dhe të ardhmes, është një lukuni politikanësh e jo vetëm, të investuar politikisht e financiarisht nga establishmeti i vjetër që kërkon të ruaj status quonë, që jo vetëm hedhin baltë nga mëngjesi në darkë me qëllim pengimin e Partisë Demokratike për të qenë alternativë qeverisëse, por ndërtojnë realitete politike të rreme duke i dhënë oksigjen mazhorancës dhe rithemelimit që çdo ditë e më shumë po braktisen nga qytetarët.
Por ja që koha kalon, dhe i jep të drejtë Lulzim Bashës.
Disa javë më parë Lulzim Basha do të deklaronte që ka një përpjekje të mazhorancës për të ndërtuar një strukturë që do të kontrollojë SPAK dhe GJKKO, shumë e rëndë. Qeshën dhe e mohuan e ironizuan, por ja që ishte e vërtetë.
Marrëveshja okulte PS-Rithemelim për komisionet hetimore, në fakt komisionet janë e drejtë kushtetuese dhe nuk ka nevojë të hysh në pazare me Ramën, është fasada e marrëveshjeve për reformën zgjedhore dhe ligjit për amnistinë penale. Me shumicë votash qartazi kërkon zhbërjen e Komisionin të Reformës Zgjedhore, dështimin e saj dhe ruajtes së marrëveshjes famëkeqe të 2008-ës Berisha-Rama, pasojat e së cilët po vuajmë sot.
Dhe, një përpjekje e qartë kundër SPAK dhe GJKKO!
E cila u faktua me amendamentin e PS-Rithemelim për Amnistinë, gjë të cilën Z. Basha ia “dogji” ndër duar. Kështu, në një konferencë me gazetarët ai do të dëshmonte përpjekjen e PS-Rithemelimit për të kaluar në ligjin e Amnistisë dhe të dënuarit nga SPAK dhe GJKKO dhe deklaroi distancimin e PD-së nga ky akt.
Përsëri u hodhën në sulm, dy ditë të tëra nga mëngjesi në darkë ministra e deputetë rrokullisnin fjalët dhe mashtronin opinioni publik për të vërtetën. Dhe amendamenti që propozonte lirimin e të dënuarave nga SPAK dhe GJKKO mbeti pa zot, asnjë nuk e merrte përsipër kush e kishte futur tinëzarisht ndryshimin kriminal.
Por qytetarët, për fat të mirë, janë të neveritur nga këto makinacione të fëlliqura politike që jetën e tyre jo vetëm që nuk e bënë më të mirë, por ia kanë varfëruan më shumë.
Dhe në në këtë moçal politik Lulzim Basha është politikani dhe drejtuesi i Partisë Demokratike që i qëndron ideve dhe në koherencë të plotë me to ka ndërmarrë akte të forta politike me kosto të lartë për karrierën e tij politike dhe familjen e tij, por në interes të PD-së dhe Shqipërisë.
Ndaj dhe sulmohet pa masë.
Ku është Zoti Basha?-pyesin disa.
Lajm i mirë që po kërkojnë sot Lulzim Bashën.
Pasi në koshiencë apo subkoshiencë po e kuptojnë që koha po i jep të drejtë akteve dhe qëndrimeve të Tij.
14 Mars 2024.