Banka e Shqipërisë vendos: Pezullimin e licensës së “Micro Credit Albania”!

spot_img
Advertisements

Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin për pezullimin e licencës së subjektit, “Micro Credit Albania”.

Micro Credit Albania i është pezulluar licenca dhe në dhjetor të vitit të shkuar për një periudhë 12 muaj, por i është lejuar të administrojë protofolin e kredive që ka patur dhe borxheve të blera më parë.

Bashkë me pezullimin e licencës, “Micro Credit Albania” i është ndaluar dhe ristrukturimi i borxheve.

Banka e Shqipërisë vendos: Pezullimin e licensës së

Në vendimin e Bankës së Shqipërisë i lejohet vetëm shitja e portofolit të kredive të blera më parë të shoqëritë e tjera të borxhit.

Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016.

Megjithëse është i licencuar për të gjitha format e kredidhënies, në fakt aktiviteti i kompanisë ka konsistuar kryesisht në blerjen e kredive të këqija prej institucioneve të tjera financiare dhe mbledhjen e tyre nga debitorët.

Latest articles

Related articles