Policia kap Lushnjarin, i dërgonte foto intime një vajze

Një 40-vjeçar është proceduar në Lushnjë, pasi është kallëzuar nga një 21-vjeçare, së cilës i dërgonte foto të saj personale në rrjetet sociale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetetasin
-M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Latest articles

Related articles