Një pazar politik po luan në prapaskena me ngjarjen e djeshme në Lushnje, ku humbën jetën babë e bir, dhe u plagosën 6 të tjerë, përfshirë deputetin Bujar Çela të PS dhe nënkryetarin e Bashkisë, Korreshi.
Është e qartë që deputetit Çela ka lidhje me biznesin që solli tragjedinë. Nëse do të vërtetohej që është pronë e tij ai rrezikon mandatin e deputetit sepse është në konflikt interesi sipas ligjit. E dyshimtë është dhe prezenca e nënkryetarit të Bashkisë Korreshi.
Çfarë bën opozita e vërtetë e Gaz Bardhit dhe Sali Berishës ? I uron shërim të shpejtë të plagosurve. Ngushëllon familjet.
Gaz Bardhi dhe Saimir Korreshi, deputet i Lushnjes, nuk ngrenë asnjë pikëpyetje për tragjedinë me kosto njerëzore.
Pse?
Çfarë po luhet?
Pse i shkelet “syri” Taulant Ballës, drejtuesit politik të qarku Fier që shkoi menjëherë në vendngjarje për ta “mbyllur” me letra.
Pse nuk kërkon Gaz Bardhi ose Flamur Noka çfarë bënte deputeti dhe nënkryetari i bashkisë Lushnje në një objekt privat biznesi?
Sepse janë në pazar Gërdeci.


