Një performancë artistike u realizua nga studentët e Klubit të Dramës, Departamenti i Letërsisë, me kuratore Erenestina Halilin, frymëzuar dhe kushtuar jetës dhe vepra e qëndrestarëve të diktaturës, si Musine Kokalari, Atë Zef Pllumi, Sabiha Kasimati, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Uran Kostreci, etj.
Shfaqja është një homazh në përkujtim të atyre që patën guximin dhe kurajon të kundërshtonin regjimin diktatorial në Shqipëri.
Për kuratoren Halili, të rinjtë e vendit tonë tashmë të lirë nga sakrifica e të parëve japin vetëm shpresë.
Ditët e Kujtesës 2024 kanë filluar nga 20 shkurti, ditë kur u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës dhe do të vijojnë me aktivitete të ndryshme deri me 26 shkurt.