Gjatë hetimeve në Bashkinë Tiranë për inceneratorët, por jo vetëm, SPAK iu ka gjetur drejtorëve të Erion Veliajt aplikacione të personalizuara, të koduara.
Në këto aplikacione, sipas burimeve të redaksisë, janë krijuar edhe grupe për të pasur një sekret dhe fshehje të shumta të mesazheve që përçonin.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë së fundi për Anila Bashën, është shqetësuar shumë për ndërhyrjen e BKH-së, sekuestrimin e telefonave apo edhe mjeteve të tjera elektronike.
Këto aplikacione, duke përdorur edhe VPN, një formë për të fshehur IP-në e komunikimit, janë të përafërta me “WhatsApp” dhe të tjera aplikacione komunikimesh elektronike, por të personalizuara, të krijuara me grupe dhe komunikime zyrtarësh, drejtorësh, ku flitet për tendera,afera dhe mesazhe të tjera që përçojnë midis këtyre individëve, një pjesë e mirë në hetim.