Ashtu siç ishte paralajmëruar nga kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, Sekretari i Përgjithshëm Enkelejd Aliebaj ka bërë një kallëzim të ri në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Alibeaj kallëzon Ramën dhe Veliajn për veprat penale “korrupsioni aktivë i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimi i detyrë”, “Shkelja e barazisë në pjesëmarrja në tendera ose ankande publike”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim në “kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
ADVERTISING
Në ambientet e SPAK ishte nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri dhe përfaqësuesi ligjor, Rezart Thupi, të cilët në një komunikim për mediat thanë se ky kjo padi është vijimësi e atyre padive të barë më parë nga kjo parti.
Pampuri theksoi se provat e reja janë depozituar në SPAK dhe do të mund të bëhen të ditura kur të nisë hetimi.
“Inceneratorët sikurse e theksova, kanë qenë një nga çështjet që është denoncuar nga PD dhe ka hetim në SPAK. Në vijimësi të tyre kemi bërë edhe kërkesën tjetër për hetim. Emrat e kallëzuar janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Provat e reja janë të gjitha në SPAK dhe do të bëhen të ditura kur të nisë hetimi” tha ndër të tjera Pampuri.