Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Dula dhe shumë kryetarë pa antarësi firmosën sot marrëveshjen për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.
Në dokumentin e marrëveshjes së firmosur mes disa kryetarëve theksohet se ato kanë si qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Por ajo që bëri përshtypje ishte që Ilir Meta nuk ishte në Presidium. Kishte çuar deputetin Petrit Vasili për të firmosur një dokument pa angazhime elektorale.
Loja është e qartë dhe duket se skema e Metës është e qartë të marrë vota djathtas për ti çuar majtas.
Meta mesa duket po pret ftesën e Ramës dhe ndërkohë qokat opozitës ia bën me Petrit Vasilin, që për të thënë të vërtetën nuk ka ndonjë punë për të bërë.



