Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PD e ka për detyrë morale të amnistojë demokratët që përballen me këtë regjim.
Lita: Faktet janë që ne kemi problem me mbipopullim të burgjeve, dhe duhet bërë një amnisti për 700 të burgosur.
Ky ligj duhet të kalojë me 84 vota që mazhoranca nuk i ka në Kuvend.
PD zyrtare ka propozuar një amendament edhe për një shlyerje borxhi të qytetarëve që ka thirrur në protesta dhe janë përndjekur nga policia e Edi Ramës. Po flasim për protestues të Astirit, Bregut të Lumit, Shkozes, Teatrit, studenteve dhe vrasjes se Klodian Rashes, që kanë ngelur në rrjetat e policisë.
PD duke bërë këtë amendim korrekt për t’ju shlyer një borxh këtyre qytetarëve që janë në dënime apo në procese duhet ta votojnë këtë ligj.
PD nuk mund ti lejë njerëzit në rrugë. PD nuk mund ti braktisë demokratët.