Në redaksinë e “Faktor” ka ardhur një informacion i ende i pakonfirmuar zyrtarisht për një paraqitje dorëheqje të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Admir Abrija drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Dorëheqja nuk është pranuar deri më sot, njofton burimi.
“Burgjet” janë përfshirë sëfundmi në syrin e ciklonit për një sërë ngjarjes duke kujtuar vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, nga killeri Sokol Mjacaj.
Z. Admir Abrija ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, nga Garda e Republikës, te Dogana e deri si Prefekt i Tiranës dhe së fundi Drejtor i Përgjithshëmi Burgjeve. I diplomuar për drejtësi, Abrija ka edhe licensën e avokatit. Ai ka punuar si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999, dhe më pas është bërë zëdhënës i këtij institucioni.



