Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi u kapën në Kamëz duke udhëtuar me armë zjarri.
Në pranga kanë rënë 19 vjeçari me iniciale A. K., banues në Shkodër, dhe 20 vjeçari me iniciale R. P., banues në Kamëz. Arrestimi i tyre u bë pasi uniformat blu morën informacion se dy persona ndodheshin të armatosur në afërsi të Pallatit të Kulturës.
Gjatë kontrollit të 19-vjeçarit shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Ndërsa, në vijim të hetimeve, gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare



