U godit nga makina tek vijat e bardha, vdes gruaja në Tiranë. Arrestohet shoferi

spot_img
Advertisements


Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme 36-vjeçarja e aksidentuar para 9 ditësh në vendkalimin e këmbësorëve në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi që t’i mbijetojë dëmtimeve të marra nga përplasja.

Policia njofton se një ditë pas aksidentit (15 janar 2024) është arrestuar shoferi i mjetit tip “Skoda”, 22-vjeçari me iniciale R.A. Sipas policisë, nuk janë konstatuar mangësi në mjetin që drejtonte i riu. Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se 22-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.

spot_img

Latest articles

Related articles