Ministria e Drejtësisë e Rusisë caktoi një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë artistike të vendit si agjent të huaj për shkak të kundërshtimit të tij ndaj luftës së Moskës në Ukrainë.
Tregimet me detektivë historikë të Boris Akunin, i cili është emri i penës se Grigori Chkhartishvili me origjinë nga Gjeorgjia, dikur ishin librat me te shitur në Rusi, përpara se autoritetet te ktheheshin kundër për pikëpamjet e tij të papranueshme anti-ruse.
Ministria e Drejtësisë përmendi kundërshtimin e Boris, ndaj asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë dhe e akuzoi atë për shpërndarjen e informacionit të rremë dhe negativ për Rusinë dhe për ndihmën në mbledhjen e parave për ushtrinë ukrainase.
Emërtimi i agjentit të huaj mbart një konotacion negativ të epokës sovjetike.
Sipas ligjit rus të agjentëve të huaj, organizatat joqeveritare, mediat dhe individët privatë duhet të caktojnë veten “agjentë të huaj” në të gjitha komunikimet e jashtme nëse angazhohen në “aktivitet politik”, dhe marrin ndonjë financim të huaj. Konkretisht, kërkon që kushdo që merr “mbështetje” ose “ndikim” nga jashtë Rusisë të regjistrohet dhe të deklarohet “agjentë të huaj”
Akunin, i cili nuk e fsheh kundërshtimin e tij ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, hodhi poshtë përcaktimin e agjentit të tij të huaj në një postim në mediat sociale.



