Menjëherë pas mbylljes së spektaklit, ende pa u prezantuar me njëri-tjetrin, pa shkëmbyer fjalët e para, kanë nisur sherret dhe keqkuptimet.
Duket se banorët kanë hyrë me “shpatë në dorë”, pasi kanë mjaftuar vetëm disa fjalë që të ketë përplasje mes tyre.
Protagonistët kryesorë kanë qenë Jul Deda, Ilnisa Agolli, Rike Roçi, Egla Ceno dhe Ledjona Xheladinaj.
“Nuk të njoh, mos u zhvish këtu, jemi në një komunitet, pse më qesh në fytyrë”, kaq u është dashur dhe në shtëpi gjatë mbrëmjes ka pasur debate.
Kujtojmë se banorët që kanë hyrë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e famshme janë Drini Zeqo, Ilnisa Agolli, Meri Shehu, Julian Deda, Gabriele Mezini, Roza Lati, Elvis Myrta, Gazmend Ujkashi, Romeo Veshaj, Sara Gjordeni, Ledjona Xheladinaj, Vesa Smolica, Heidi Baci, Egla Ceno, Ervin Gonxhi, Rike Roçi, Alfio Rrotani, Meriton Mjekiqi
