Fustani i Princeshë Dianës shitet në ankand me çmimin ‘marramendës

spot_img
Advertisements

Fustani i veshur nga Princeshë Diana, e Uellsit në vitin 1985 është shitur në një ankand të Hollivudit për 1.15 milionë dollarë, një çmim rekord për një nga fustanet e saj, ndërsa identiteti i blerësit nuk bëhet i ditur.

Fustani i gjatë prej kadifeje, i stilistit marokeno-britanik Jacques Azagury, të cilin Diana e veshi në një darkë në Palazzo Vecchio në Firence, teksa ishte në një turne mbretëror me bashkëshortin e saj, Charles, pritej të shitej për 100,000 dollarë.

Veshja, e cila erdhi e kompletuar me vata, një fund blu, një fjongo të madhe dhe një rrip tani është fustani më i shtrenjtë i veshur nga Princesha, i shitur në ankand

spot_img

Latest articles

Related articles