PD, Alfrida Marku replikon me Pjerin Ndreun për Buxhetin e Bashkisë Lezhë!

Gjuha arrogante, përçmuese dhe linçuese e atij që duhet të përfaqësojë qytetarët e Lezhës, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, diskutimin e Buxhetit të Bashkisë Lezhë, dëshmon sesa larg përgjegjësive është institucioni dhe autoriteti që ai përfaqëson.
Nëse kryetari i Bashkisë e ka problem ti përmenden problematikat e Lezhës, e ka kompleks ti thuhet e vërteta se për 2024-2026 Bashkia ka harruar bujqësinë, turizmin, problemin e përmbytjeve, furnizimin me ujë të pijshëm në Shëngjin, Balldre, Dajç, Nënë Tereza, se bashkia ka harruar se për ngrohjen në disa shkolla duhet ndërhyrë një orë e më parë, se Bashkia s’ka asnjë projekt për ndërtimin e një Parku të gjelbëruar në Lezhë, shtimin terreneve sportive, rehabilitimin e qendrave të Njesive administrative, nëse s’ka asnjë kopësht apo çerdhe të re të planifikuar, se për çdo investim duhet të ketë transparencë si obligim ndaj qytetarëve, se investimet duhet të reflektojnë problemet prioritare dhe llogaritë elektorale, etj, është çështje e tij mbi të cilën ka detyrimin të reflektojë.
Pyetjes “Kush je ti ?!”, do i përgjigjem shkurt :
Unë jam Alfrida Marku, përfaqësuese e Partisë Demokratike në Këshillin e Bashkisë. Jam zgjedhur me votat e qytetarëve të Lezhës, të cilët kanë besuar se do përfaqësoj interesat e tyre, duke thënë gjithmonë të vërtetat, (edhe atëherë kur shumë zgjedhin të heshtin) dhe duke reaguar sa herë të drejtat e tyre shkelen, sa herë interesat e tyre shpërfillen, sa herë problemet e tyre nuk gjejnë zgjidhje .

Latest articles

Related articles