Juria e “Dancing With The Stars” ka rrëfyer mes emocionesh vitin e jetës ekskluzivisht për “Fan Club DWTS”.
Valbona Selimllari riktheu në kujtesën e të gjithëve vitin kur ajo u bë Missi i parë, deri vitin e mbrapshtë të ‘97-ës.
“Ka aq shumë histori në jetën time, po ta nisim për karriërën në ’91-shin unë mora ‘Miss Albania’. Ju e dini që fati ishte që për herë të parë në Shqipëri bëhej, kështu që Missi i parë pati një tjetër impakt tek njerëzit. Ka shumë gjëra dhe ti ndash nuk është kaq e thjeshtë. Unë pas Missit kam studiuar për arte, kam mbaruar për aktrim, kam një eksperiencë shumë të bukur dhe mbresëlënëse me ‘Don Zhuani’, një pjesë që është vënë në teatërnë ‘96-’97 dhe përfat të keq ’97 ishte një vit shumë problematik, na u desh ta ndërprisnim, një nga gjërat që kujtoj dhe s’do të doja të kthehesha është ’97-a”, tha Valbona.



