KRUJË- Ushtria në bashkëpunim me pushtetin lokal në Kurjë ka bërë të mundur shpërthimin e masivit shkëmbor në fshatin Kurcaj. Shpërthimi i kontrolluar është bërë për shkak se rrezikohej jeta e banorëve kur ecnin në rrugë dhe atyre që banojnë. Masivi është shkërmoqur plotësisht dhe organet lokale po punojnë për të larguar inertet nga zona.
Ngjarja që ndodhi disa ditë më parë ku një masiv ra në oborrin e një shtëpie bëri që ushtria të merrte masa të mënjehërshme. Fatmirsisht asnjë familjarë i banesës nuk u lëndua



