Kreu i socialistëve rrëzoi çdo pritshmëri të hamendësuar për ndryshime në reformin e Partisë Socialiste përmes ndryshimeve në drejtim.Në fund të fjalës së tij në kongresin jashtë radhe Rama deklaroi se këto ndryshime do të shpallen në pranverë të viti tjetër.
Duke çliruar sallën e kongresit me batuta, pas një fjalimi më shumë se 1 orë, Rama tha se ende nuk është koha për ndryshime pa pasur një plan të mirë të reformimit të partisë.
Atje ku Rama u fokusua më shumë ishte tek modeli i qeverisjes së socialistëve gjatë viteve të ardhshme. Fjala e tij ngjau më shumë si një plan qeverisës sesa së reforme përfaqësimi politik, plani ky që siç deklaroi Rama do ta bëjë përmes një avantazhi të ri teknologjik që është Inteligjenca Artificiale.
Por…
-Trafikun do e bëj me Sajmen
- Rindërtimi me Tigrin
- Inceneratorët me Mirelin, Alqin,etj
- Vjedhjen e fondeve IPARD, me Fridën
- Karburantet me Oligarkët!
- Investimet Strategjike me Gjokën, Gaçin
- Koncesionet me Nushin, Beqen



