Ditën e sotme, maxhoranca miratoi futjen me procedurë të përshpejtuar ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, në të cilën parashikon ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.
Në këtë projekt-rregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët.



