Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës

spot_img
Advertisements

Klevis Qose është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, teksa Qose ishte propozuar për këtë pozicion nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Më herët Klevis Qose ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB). Po ashtu ai ka patur një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, si dhe ka ushtruar funksionin dhe si oficer pranë SHÇBA Tiranë. Klevis Qose i diplomuar ne Siguri Publike dhe Drejtësi, ka marr çertifikate e mirnjohjes nga kryeministri Edi Rama për luften ndaj terrorizmit në vendin tonë.

spot_img

Latest articles

Related articles