59 vjeçari Shqiptarë me origjinë nga Peja Princ Dobroshi i kërkuar nga disa shtete Europiane dhe i dënuar nga Gjermania me 15 vite burg prej 1 jave ndodhet në burgjet shqiptare.
Redaksia mëson se Dobroshi është arrestuar mbrëmjen e 22 nëntorit në Tiranë nga agjentët e drejtorisë së përgjithshme të policisë. Ata ja kanë dorëzuar më pas Dobroshin policisë së Tiranës e cila prej 22 nëntor ska bërë asnjë njoftim zyrtar.
Gjykata penale ka caktuar ndaj 59 vjeçarit masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për efekt ekstradimi në Gjermani. WebLajm mëson se autoritetet Gjermane e kanë vlersuar homologët shqiptarë për këtë opetacion.
Po përse kërkohet ai?
Prokuroria ka argumentuar se ndaj të arrestuarit ka një mandat arresti ndërkimbëtar nga gjykata e Hamburg me nr 162.gs1782/23 lëshuar më datë 6.9.2023.
Dënimi i caktuar është 15 vite burg për veprën penale “shkelje e ligjit për narkotrafikët” sipas kodit penal Gjerman.
Ndërsa mediat Kosovare shkruajnë se Dobroshi është arrestuar për herë të fundit në Kosovë në 2019 dhe se kërkohej nga disa shtete europiane.