Në 2 dhjetor, Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit të Rithemelimit për t’u rikonfimuar si kryetar pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Mes të tjerash, Bardhi dhe grupi i deputetëve që kryeson, nuk do të jenë prezentë në Kuvendin e Rithemelimit pavarësisht bashkëpunimit mes tij dhe Berishës sa i takon kaosit të shkaktuar në Parlament në javët e fundit.
“Bardhi dhe deputetët e tij nuk do jenë prezentë. Mund të ketë deputetë që do marrin vendim individual, nuk e përjashtojmë këtë mundësi. Por në vendimin e grupit të drejtuar nga Bardhi deri më tani është që të mos shkohet në Kuvendin e Berishës për sa kohë nuk është diskutuar mes tyre situata e brendshme në PD”- shtoi gazetarja Danjela Maloku.
Ndërsa deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi tha se deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga Bardhi e kanë të drejtë por edhe detyrim për të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit.