Sot ekstradohet Behar Bajri! Franca pranoi kërkesën e Shqipërisë

Kur ka kaluar gati dy muaj pas arrestimit, në kufirin “Franko-Gjerman” është arritur ekstradimi i Behar Bajrit në Shqipëri, ku do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Bajri do të vijë me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca, në mbrëmje, ku në masa të forta sigurie do të sillet në Tiranë, në një institucion të vuajtjes së dënimit.

Në ditët në vijim Bajri do të dalë dhe para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë të nxjerrë më 28 korrik. 

Latest articles

Related articles