Bledian Koka: Unë jam sot në gjykatë, më shtyhet seanca cdo 6 muaj, ndërkohë që institucioni pas nesh nuk e thërret Veliajn për inceneratorët. SPAK sot nuk ka lënë arka peshku pa gjetur dhe nuk shikon faktet zyrtare, unë duhet të vij të përballem me drejtësinë dhe mashtruesi publik na dikton se cili emision nuk duhet ndjekur. Eshtë cmenduri që një gazetar endet nëpër gjykata.
Presioni është ndaj meje dhe ndaj emisionit Piranjat, Veliaj i ka rënë gabim. Nuk mund të na intimidojë dhe të na korruptojë dot. E vetmja gjë që bën është që të mbajë nën presion gjykatësit.



