Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier, pas një konflikti me një bashkëmoshatarin e tij. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 në fshatin “Fermë Çlirim”.
Autori i dyshuar, Gentjan Vrenozi, 27 vjeç, është kapur pas disa minutash ndjekje nga policia dhe është shoqëruar për në komisariat.
Ndërsa, sa i përket të plagosurit, Mevlud Hasa, ka marrë plagë në krah dhe aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.



