Një avion Airbus A321 i nisur nga aeroporti Stansted në Londër dhe i drejtuar për në Orlando arriti një lartësi prej 3000 metrash përpara se stafi të kuptonte se xhami i brendshëm dhe i jashtëm dhe vula e gomës në dy dritare mungonin.
Siç raportohet nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, e cila analizon çdo lloj aksidenti aeronautik që ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, pas 36 minutash pilotët u detyruan të kthehen në aeroportin nga u nisën.
Në fluturimin komercial ishin tre pilotë, një inxhinier, një mbajtës ngarkesash, gjashtë anëtarë të ekuipazhit të kabinës dhe nëntë pasagjerë.
Ishin pikërisht këta të fundit të cilët raportuan një temperaturë shumë të ulët dhe zhurma të forta brenda kabinës.
Në atë moment menaxheri i ngarkesës konstatoi se nuk kishte asnjë shqetësim, por kur arritën një lartësi prej 4000 metrash, pilotët vendosin të ulin shpejtësinë, duke zgjedhur të kthehen në aeroportin Stansted pas vetëm 36 minutash fluturim.
Pasi Airbus u ul në pistë, inspektimi zbuloi mungesën e xhamit të brendshëm dhe të jashtëm dhe vulën e gomës të dy grupeve të dritareve.



