Eksperti Meksi: Bastet informale në Shqipëri qarkullojnë 1.5 miliardë euro

Eksperti i lojërave të fatit dhe teknologjisë së lidhur me sektorin,

Endri Meksi, për projektligjin e ri për lojërat e fatit thotë se hap bastet sportive bën 2-3 ndryshime te procedura, duke i lehtësuar, heq disa tagra nga Autoriteti i Mbikqëyrjes së Lojërave të Fatit ia kalon Ministrisë së Financave.

Në emisionin  “MCN Economy”, Meksi tha se për të kuptuar pse u mbyllën mjafton të shohësh pjesën e hapjes, ku një pjesë e mirë e publikut e quan thuajse gabim hapjen.

Madje shtoi se çdo e ardhur që qarkullon në të zezë është e padeklaruar, çdo fitim i pronarëve, nuk dihet ku shkon, kë financon, prostitucionin, pedo-pornografinë, vrasjen, terrorizmin ndërkombëtar apo kliringun e vrasjeve siç ndodhi në Shkodër.

Në bonsensin e çdo studiuesi të ekonomisë dhe politikës nuk mund të kesh sektorin në të zezë. Kur shkon përtej një farë afati, tregon se ke interesa oskure.

Me bastet sportive ishte vullnet politik për të luftuar një plagë sociale, më e mirë se e zeza, është e bardha. E bardha është ta ligjërosh.

Nëse nuk i pëlqen le të hyjë me ndryshime ligjore. Nuk i duhet miratimi i buxhetit, nuk ka asnjë lidhje.

Vlera 20 miliardë është një statistikë. Të dhënat informale nga tregu në të zezë tregojnë për një qarkullim prej 1.5 miliardë euro, totali i basteve të lozura.

Të dhënat e botuara para pak ditësh nga Kathimerini tregojnë se të ardhurat janë në rritje, ishin 22 miliardë euro. Është një shifër e madhe në të zezë, që askush nuk e di se çfarë financon.

 Ligji aktual nuk thotë asgjëkundi që do ndalohet në kesh, por ndalohet t’ia japësh barmenit në kafe.

Deri dje ishte një NIPT sekondar, ishte një sajesë për të mbuluar me ligjshmëri bastet. 20 mijë lekëshin barmeni e merrte në xhep dhe regjistronte në serverin ku donte.

Modeli i taksimit i vënë nga qeveria Berisha deri në vitin 2008, ishte modeli afrofe nuk ka rëndësi sa ke qarkulluar, do paguash fiks sipas pikës. Shmangej tatim fitimi, shmangej dhe dividenti.

Ulte të ardhurat, deklarimet dhe në këtë rast nuk e shënonte hiç. Ishte dhe në dëmin e kompanive, se e financionmte pikën X, por ai zgjidhte në server cilën kompaninë të donte dhe jo tijën.

Çdo pikë Exchange mund të bëjë pagesën me ligjin aktual. Me llogari bankare të nivelit të dytë apo me pika Exchange, prapë me kesh e ke.

Sistemi i pagesave është i monitorueshëm. I takon atij që do marrë licencën të kujdeset se si do i zbatojë kushtet, por nuk është se nuk pranohet kesh.  

U bë mbyllja e sektorit pas një 5-6 mujori zallamahi në vitin 2018 ku çdokush akuzohej për baste, kur opozita e Berishës dhe LSI çfarë nuk thoshin ndërkohë që shifrat tregonin se në kohën e tyre pikat aty ishin, por ishin pa NIPT dhe u ligjëruan.

Përfundimi është nga 1100 pika në vitin 2013 përfunduan mbi 4300 pika në 2018. Më mirë ta kenë licencën këto pika se sa të jenë në të zezë.

Çfarë nisme ka marrë për bastet PD, po LSI? Çfarë emri kanë përmendur në këto vite?

Fakti është që ke të bësh me një sektor problematik në të tërë planetin dhe ti sot që flasim ke një sektor 100% të paligjshëm.

Sot me vendim të Kuvendit nxit paligjshmërinë. Para se të behej mbyllja, ankesa ishte se kishte shumë të punësuar ky sektor, mbi 6 mijë të punësuar.

Pasi u mbyllën të gjithë u lëshuan, dolën kaq pa punë. Por ata të punësuar janë, thjesht nuk paguajnë taksat.

Garancia 1.2 miliardë lekë në vit, është për dëmet, pagesat e lojtarëve. Është tej mase e lartë, nuk ka lojtar që mbetet pa paguar një vit.

Të gjithë kanë interes për legalizimin, kush thotë jo, gënjen.  Problemi është çfarë do shpikin për t’i mbajtur në të zezë.

Do krijohen mënyra për mbajtjen e fitimit pa u tatuar.

Përpjekja e shtetit për gatishmërinë duhet të jetë e përditshme, të gjithë në role të ndryshme, duhet të përpiqen që kjo gjë të funksionojë sa më mirë.

Ti po kalon nga një skenar 100% në të zezë, në një skenar pjesërisht në të bardhë.

Latest articles

Related articles