Në një intervistë për Ora News, doktor Eqerem Hasani u shpreh se sëmundjet kardiovaskulare nuk vijnë si një rrufe në qiell të hapur, por kanë një proces.
Hasani: Sëmundjet kardiovaskulare nuk vijnë si një rrufe në qiell të hapur, por kanë një proces. Këto sëmundje kanë një numër të rritur sot në të gjithë vendet. Shkaqet janë të ndryshme, po ashtu edhe moshat, ka edhe mosha të reja shumë. Finalja vjen tek pika se si duhet t’i parandalojmë këto sëmundje.
Vihen re mosha të reja me këto probleme. Ka të bëjë me mënyrën e jetesës, ushqyerjen, stresi, përdorim i drogës, ndoshta edhe papunësia, pasi ndikon që të ketë ndryshime në enët e gjakut. Aktiviteti fizik sigurisht ndikon, është një modul profilaksie.