WIZZ AIR FITON ÇMIMIN CAPA PËR QËNDRUESHMËRINË MJEDISORE PËR TË DYTIN VIT RADHAZI

3 nëntor 2023: Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin CAPA, si Grupi Ajror i Vitit për Qëndrueshmërisë Globale Mjedisore, në Samitin e Aviacionit në Kuala Lumpur.

Çmimet CAPA të Ekselencës në Qëndrueshmërinë Mjedisore shpërblejnë linjat ajrore, aeroportet dhe furnizuesit e tyre, të cilët e vendosin çështjen e ndryshimeve klimatike në krye të agjendës së tyre. Çmimet hulumtohen një nga një në mënyrë të pavarur nga analistët e CAPA për zvogëlimin e karbonit dhe nga kompania Envest Global. CAPA, pjesë e Rrjetit të Aviacionit, është një nga burimet më të besuara në botë për sa i përket inteligjencës së tregut në industrinë e aviacionit dhe atë të udhëtimeve.

Wizz Air e fitoi këtë çmim si pasojë e angazhimit të saj të pandryshuar në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore. Kompania ajrore europiane më e përkushtuar në tarifat e saj të ulëta, operon një nga flotat më të reja të avionëve në botë me nivelet më të ulta të karbonit, në krahasim me kompanitë e tjera konkurente . Niveli i emetimeve të karbonit të Wizz Air ishte 53.8 gramë për pasagjer/km në vitin 2023, e cila tregon një rënie prej 11% nga një vit më parë . Për t’i arritur këto nivele të ulëta, kompania ka investuar në flotën e saj, duke zëvendësuar avionët e vjetër me teknologjinë e fundit Airbus A321neo, të cilët ofrojnë një rënie me 20% të emetimeve të CO2. Ato ofrojnë 50% më pak emetime të oksidit të azotit si dhe i reduktojnë me po të njëjtën vlerë nivelet e zhurmës që prodhojnë .

Wizz Air gjithashtu ka thurur një strategji të qartë për sa i përket karburantit të qëndrueshëm të avionëve (SAF). Në strategjinë e kompanisë përfshihen marrëveshjet dhe partneriteti me furnizuesit si Mabanaft, Neste, OMV dhe Cepsa. Për të mbështetur më tej zhvillimin e karburantit të qëndrueshëm, Wizz Air ka bërë investimin e saj të parë me një vlerë prej 5 milionë paund në kompaninë “Firefly Green Fuels”, një kompani angleze e karburantit bio. Si pjesë e “Indigo Partners”, Wizz Air gjithashtu ka kontribuar në një investim prej 50 milionë dollarësh në kompaninë amerikane të karburantit të qëndrueshëm CleanJoule. Në maj të vitit 2023, Wizz Air u shpall si kompania e parë hungareze, e cila testoi furnizimin e Aeroportit të Budapestit me karburant të qëndrueshëm dhe ngriti 5 avionë nga Budapesti, të cilët fluturonin me një përzierje prej 35% të karburantit të qëndrueshëm.

József Váradi, Drejtor Ekzekutiv i Wizz Air, tha: “Është një nder i madh të marrësh çmimin CAPA të Qëndrueshmërisë Mjedisore Globale për të dytin vit rradhazi. Kjo është një dëshmi e punës dhe përkushtimit të ekipit të Wizz Air për sa i përket qëllimit tonë në uljen e niveleve të karbonit me 25% deri në vitin 2030. Ne operojmë avionë me teknologjinë më të fundit në mënyrën më efikase dhe me emetimet më të ulëta për pasagjer/km në industrinë e aviacionit. Ne kemi bërë gjithashtu edhe disa investime të mëdha për sa i përket karburantit të qëndrueshëm, duke thurur kështu një plan për vitin 2025 në Europë, si dhe duke sjellë në jetë teknologjinë më të fundit. Ne ndihemi shumë krenarë që jemi udhëheqës të këtij ndryshimi drejt fluturimeve më pak të dëmshme për mjedisin, duke vendosur kështu edhe disa standarde për industrinë.

CAPA – Qendra e Aviacionit, tha: “Për vitin e dytë rradhazi, Wizz Air ka fituar çmimin CAPA si Grupi Ajror i vitit, për sa i përket Qëndrueshmërisë Globale Mjedisore. Vendosja e Wizz Air në vend të parë në raportin e vlerësimit vjen si pasojë e strategjisë së veçantë që kompania ka zgjedhur të ndjekë duke operuar vetëm avionë të rinj, trajnimet e vazhdueshme të stafit, si dhe investimet e saj në tregun e karburantit të qëndrueshëm.
Pas pandemisë së COVID-19, kompania Wizz Air ishte një fituese e dukshme e këtij çmimi. Ndërsa në Europë udhëtimet vazhdojnë të mos jenë në të njëjtat nivele si në kohën para pandemisë, ku shumë linja ajrore janë akoma në garë për t’u rimëkëmbur, Wizz Air jo vetëm që ka arritur të tejkalojë shifrat e linjave të tjera ajrore, por gjithashtu ka rritur edhe trafikun e saj ajror me më shumë se një të tretën. Kompania ka shfaqur përshtatshmëri dhe fleksibilitet gjatë pandemisë si edhe në përgjigjen e saj kundër periudhës së vështirë të rikuperimit të fluturimeve.
Ndërsa udhëtimet në Europë akoma nuk kanë arritur nivelet e dikurshme, Wizz Air do të vazhdojë të mbajë një rol udhëheqës në këtë proces duke e thelluar edhe më tej angazhimin e saj në qëndrueshmërinë mjedisore. Kompania është gjithmonë e përkushtuar në përmirësimin e performancës së saj për sa i përket fluturimeve, financave dhe shërbimit të klientit”.

Latest articles

Related articles