“Kanë 2 vite që nuk shkojnë në mbledhje dhe nuk njohin forumet, pse habiten që u përjashtuan”

I ftuar në studion e Fax News për të folur për aktualitetin politik ishte gazetari dhe analisti Agim Baçi. Për gazetaren Rovena Neziri, Baçi analizoi raportin e fundit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri. Për Baçin ky raport lexohet sipas interesave të partive politke, por tashmë duhet që këto raporte të lexohen prej organeve të drejtësisë dhe instituiconeve në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë dhe vota e tyre të vlejë.

Agim Baçi: “Secila palë e lexon poezinë ndryshe, lexon atë pjesë që i pëlqen, nuk lexon vargjet e tjera. Për mua është një hipokrizi e madhe politke nga të gjithë palët që nuk lexojnë siç duhet raportin politik të OSBE/ODIHR. Kështu që unë mbaj mend që nga 92′ e këtej kështu janë lexuar të gjitha raportet e ndërkombëtarëve. Janë lexuar kështu në vitin 1997 apo 2001 që kanë qenë zgjedhje shumë problematike. Imagjinoni ku partitë vetëm kanë përmirësuar nivelin e komunikimit me publikun, nuk ka më fakte, ka vetëm opinione. Lexojnë sipas dëshirave të veta këto raporte. Duhet të jenë ekspertët dhe institucionet e drejtësisë që të lexojnë mirë këtë raport. Nëse duam vërtet që shqiptarët të votojnë dhe vota e tyre të lexohet drejtë duhet të bëjmë këtë gjë”, u shpreh Baçi.

Për zgjedhjet e Kukësit, Baçi tha në këto zgjedhje kishte shumë më pak pjesëmarrës dhe kjo duhet lexuar.

Agim Baçi: “Kemi dy paradokse. Pse u ble sot Kukësi dhe nuk ishte ble me vite me rradhë?! U varfërua këto dy vite të fundit?! Nga ana tjetër për çfarë duhet të gëzohet PS-ja. Veprimi i Gjicit i entuziasmoi kuksianët dhe i dhanë votën?! Ishte ai sllogani i zgjedhjeve. Kemi shumë më pak pjesëmarrje dhe duhet lexuar kjo mospjesëmarrje dhe ky refuzim”, tha Baçi.

Përjashtimi i 11 deputetëve nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nga Lulzim Basha ishte një akti i drejtë për Baçin, pasi këta deputetë kanë 2 vite që nuk njohin forumet e partisë

Agim Baçi: “Pse habiten që 11 emrat që u formalizuan për t’u larguar nga Partia Demokratike nuk kanë shkuar asnjëherë në mbledhje as me Alibeajn as me Gaz Bardhin kur ka qenë në sqetullat e Bashës. Kanë shkuar tek Luçiano Boçi dhe Berisha. Ata nuk e njohin. Pse habiten kur atë që nuk e njohin, nuk i njeh as ky?! Këto mendojnë se nuk duhet ta njohin Basha dhe Basha duhet t’i njohi këta. Ti ke 2 vjet që nuk shkon në mbledhje, nuk njeh forumet, pse habitesh tani?! E kemi akuzuar Bashën se nuk merr vendime, tani e akuzojmë se merr vendime”, foli Baçi.

Sipas Baçit kreu demokrat Lulzim Basha duhet të jetë më transparent me publikun për vendimet që ka marrë dhe të sqarojë marrëdhëniet e tij qoftë edhe me Gazment Bardhin.

Agim Baçi: “Kur merr vendime, ato vendime duhet t’i mbrosh dhe zoti Basha duhet të thotë pse ka shkuar në këtë pikë dhe jo të bëjë zyrtarizim normal. Këtë mund t’i kërkojmë llogari Bashës, pse nuk shkon në parlament të debatojë me Ramën dhe Berishën. Pse ende pas zgjedhjeve nuk ka dalë në konferencë të diskutojë marrëdhënien e tij qoftë edhe me Bardhin. Po Bardhi duhet ta përjashtojë meqë ka shkuar te Berisha?! Apo duhet të mbushi një kohë, kohë karantine?!”, përfundoi Baçi

Latest articles

Related articles