Rrufeja godet tufën me bagëti në Gramsh, shpëton çobani

spot_img


Një tufë me bagëti në Gramsh, është goditur këtë të premte nga Rrufeja. Si pasojë mësohet se kanë ngordhur rreth dhjetë kokë dhi, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar çobani i tyre, një 38-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Broshtan, ndërsa tufa me bagëti ishte duke kullotur në malin e fshatit.

Ditët e fundit, moti në vendin tonë ka qenë me reshje shiu, shoqëruar edhe me rrufe.

Latest articles

Related articles