Eksperti i Energjisë: KESH po e blen energjinë nga tregtarët privat duke anashkaluar Bursën

Azmer Duleviç, ekspert i energjitikës, përmes një komunikimi publik ka bërë të ditur aferën e radhës të KESH me blerjen e energjisë elektrike.

🚩Sapo ka blerë 42000 MWh me një çmim 98.96€/MWh ose thënë më thjesht 4,156,320 € (4.15 mln euro) vetëm për 7 ditë❗

🚩Problemi qëndron se po e blen përsëri jashtë Bursës Shqiptare të Energjisë(ALPEX) që për mendimin tim deri tani ka dështuar!

⚠️Drejtuesit e Bursës sot duhen pushuar nga puna si të paaftë dhe pa kredibilitet.E them këtë sepse kanë deklaruar që në muajin Shtator do të ishte operative në Bursën ALPEX dhe Kosova.
Justifikimi i tyre pse nuk funksionon Bursa është që nuk kanë likuiditet,me pak fjalë kur nuk ke Lekë “vëri kyçin dhe ule qepenin”❗

OST e Shqipërisë zotëron 57.25% të aksioneve dhe KOSTT i Kosovës zotëron pjesën e mbetur të aksioneve.

Pyetja që lind pse nuk ka ndodhur deri tani❓

❌KESH po e blen energjinë nga tregtarët privat duke anashkaluar Bursën,i bëj thirrje prokurorisë të nisi hetimet sepse është bërë sektori energjetik më keq se industria e plehrave❗

Latest articles

Related articles