Drejtpërsëdrejti nga epoka e vikingëve është Erling Haaland. Pamja e tij ka diçka …primitive ndërsa brenda fushës ai është aq gjithëpërfshirës në shënime që të kujton sulmet e vikingëve. Përveç kësaj, pseudonimi i tij është Viking. Edhe klubi i tij Manchester City e ka prezantuar atë si një viking dhe po ashtu edhe David Yarrow. Fotografi skocez e bindi atë të kthehej pas në kohë dhe të shfaqej si një komandant lufte i shekullit të 8-të!
Ai mori shpatën në duar, mbajti mburojat, veshi një veshje gëzofi dhe rezultati ishte mbresëlënës. I gjithë seti fotografik do të “lansohet” më 25/9.
Erling Haaland as a viking 👀
— CentreGoals. (@centregoals) September 15, 2023


