Në Shqipëri do të organizohet vitin e ardhshëm një nga garat e kampionatit botëror të Formula 1 me motoskafë, e njohur edhe si F1H2O.
Pogradeci do të jetë qyteti që në muajin korrik 2024 do të mirëpresë 43 skuadra nga e gjithë bota.
Gara në F1H2O zgjat mesatarisht 45 minuta dhe do të zhvillohet përgjatë pistës ujore të liqenit të Pogradecit, ku po punohet për të përmbushur kushtet e kërkuara teknike dhe të sigurisë.
F1H2O organizon gara në vende të ndryshme të botës, si Itali, Francë, Britani apo Abu-Dabi.
Drejtuesit e motoskafëve lëvizin nëpër kthesa e pengesa me mjetet e tyre, të cilat arrijnë shpejtësinë deri 250 km/orë.


