Ndryshimet në qeveri, kush ikën dhe kush vjen. Historiku i lëvizjeve në kabinetin Rama

“Duhet që të prisni edhe pak ditë pasi Asambleja do të mblidhet shumë shpejt”. Me këto fjalë Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në fund të muajit gusht lidhur me ndryshimet në qeveri duke lënë të kuptohet se ato do të jenë të mëdha. Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhët e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në Asamblenë e fundit të 26 Korrikut.

Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.
Ndaj dhe dita e nesërme ku do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së do të jetë vendimtare se kush nga ministrat e kabinetit “Rama 3” do të qëndrojnë e kush ikën.

Prej kohës flitet për shkarkim të Ministres së Financave Delina Ibrahimaj, madje u aludua se ajo ishte larguar që në qershor nga detyra.

Një tjetër largim është ai i Ministres së Bujqësisë Frida Krifcës, e cila ka pasur kritika në lidhje me menaxhimin e këtij sektori të rëndësishëm, madje dhe nga deputetë brenda mazhorancës sikurse Erion Braçe. Edhe më i mundshëm ky largim bëhet pas akuzave për fondet IPARD nga KE.

Emra të tjerë që përfliten se do të largohen për mosarritjen e pritshmërive janë dhe dy prej ministreve, Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Edhe pse kreu i qeverisë pati besim tek dy emrat e rinj, duket se ato ishin lart përmbushjes së pritshmërive të Edi Ramës, e para për Start Up-et dhe e dyta për strategjinë lidhur me mbështetjen e rinisë.

Edi Rama pritet t’i japë një ndër ministritë më të rendësishme Endri Fugës. Edhe pse është konsideruar një zë i rëndësishëm brenda kësaj mazhorance, nuk ka pasur zyrtarisht rol ministri. Fuga deri para zgjedhjeve lokale drejtonte Agjencia për Median dhe Informacionin. Por ai pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme në vend të Olta Xhaçkës. Me sa duket, jo më kot dha edhe dorëheqjen si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiraanës,. Edhe pse mund të ketë një rikthim të Xhaçkës në krye të dikasterit të Mbrojtjes, nuk do të jetë habi dhe një largim nga kjo detyrë pasi opozita ka hedhur akuza ndaj saj në lidhje me pronat publike. Por më shumë se emërimet dhe shkarkimet, ndryshimi më i madh lidhet me strukturën e re që do të propozojë Edi Rama. Për herë të parë, kabineti nuk do të ketë më një zv/ kryeministër, por tre të tillë. E gjithë qeverisja do të ketë tre shtylla kryesore, secila prej tyre do të jenë përgjegjësi e një zv/ kryeministri. Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, dhe Niko Peleshi pritet që të mbajnë postin e zv/kryeministrit.

Në Dhjetor 2018 nga Asambleja socialiste, Edi Rama ndryshoi gati gjysmën e ministrave, me qëllimin siç u deklarua nga ai atë kohë “për dhënien e impulseve të reja qeverisjes”. Gjithsesi, kreu i qeverisë ka treguar se është njeriu i surprizave dhe do të jetë Asambleja e nesërme për të mësuar lëvizjet e plota.

Qeveritë e Edi Ramës 2013-2023

Tirananews.al sjell dhe një renditje të gjithë kabineteve të kryeministrit Edi Rama në këto 10 vite, përfshirë dhe lëvizjet e shumta brenda tre mandateve 4-vjeçare.

-Qeveria e parë e Edi Ramës
(11 shtator 2013 – 12 shtator 2017)

Përbërja e qeverisë:

Edi Rama, Kryeministër
Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës
Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë
Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
-Në 1 gusht 2014.Pas 300 ditë qeverisje, ndodhi dhe ndryshimi i parë në kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë shtypi Rama njoftoi dorëheqjen e dhënë nga Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dhe zëvendësimin e tij me deputeten e PS–së, Ermonela Felaj. Kryeministrit Rama, në fjalën e tij theksoi se ky vendim i Celibashit ishte tërësisht personal.
-Në 21 Maj 2015.Kryeministri Edi Rama emëron Blendi Klosin si ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ai zëvendësoi në këtë post Erion Veliaj, i cili kandidoi për kreun e Bashkisë së Tiranës.
-Në 9 Nëntor 2015.Ylli Manjani u zyrtarizua pasditen e 9 Nëntorit 2015 në detyrën e ministrit të Drejtësisë. Kryeministri Rama ka zyrtarizuar kandidaturën e tij në këtë post, pas dorëheqjes së dhënë në mesditë nga Nasip Naço, i cili ushtronte këtë detyrë prej dy vitesh.

-Në 16 shkurt 2016. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani shkarkohet nga detyra me vendim të shefit të ekzekutivit, Edi Rama. Kryeministria bëri me dije se në krye të Ministrisë së Financave do të emërohej Arben Ahmetaj. Ndërkohë që në vend të Ahmetaj tek Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes u emërua Milva Ekonomi, deri atëhere zv/ministre e Shëndetësisë.
-Në 2 shtator 2016. Jep dorëheqjen ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Largimi nga kjo detyrë u bë me argumentin “për shkak të angazhimit në parti”. Nga LSI u propozua si zëvendësues i tij: Sokol Dervishaj, deri aso kohe shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë. –Në 30 Janar 2017. Kryeministri, Edi Rama firmos shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, pa dhënë motivacionet e këtij vendimi. Në vend të tij propozohet, Petrit Vasili. Në konferencën e zhvilluar fill pas publikimit të lajmit, Manjani foli për përplasjet që kishte pasur me kryeministrin dhe akuzoi rëndë disa ministra të kabinetit të tij për afera korruptive.

-Mars 2017 largohet Ilir Beqaj dhe zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu
Largohet Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe në vend të tij Fatmir Xhafaj
Largohet Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe emërohet Olta Xhaçka
Largohet Ministri për pushtetin Vendor Blendi Çuçi dhe zëvendohet nga Eduard Shalsi

-9 Shtator 2016 Sokol Dervishaj zëvendëson në detyrë Edmond Haxhinastos.

-21 maj 2021-Ministrat teknikë

Krahas koalicionit me Ilir Metën, mandati i parë qeverisës i Edi Ramës do të mbahet mend dhe për “koalicionin” e përkohshëm me Partinë Demokratike. Në prag të zgjedhjeve të 2021, Basha vendosi si kusht për të marrë pjesë në garë, emërimin e disa ministrave “teknikë” të propozar nga ai që do të garantonin votën e lirë.

Emrat e ministrave të rinj:

Zv/kryeministre Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helga Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Qeveria e dytë e Edi Ramës
(11 shtator 2017 – 18 shtator 2021)

Përbërja e qeverisë:

Edi Rama – Kryeministër
Senida Mesi – Zëvendëskryeministre
Ditmir Bushati – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Olta Xhaçka – Ministre e Mbrojtjes
Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm
Arben Ahmetaj – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Damian Gjiknuri – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Etilda Gjonaj – Ministre e Drejtësisë
Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Kulturës
Niko Peleshi – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Blendi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Pandeli Majko – Ministër Shteti për Diasporën
Sonila Qato – Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
-27 tetor 2018- Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm jep dorëheqjen pas akuzave për vëllain e tij Agron Xhafaj. Ai zëvendësohet në detyrë nga Aleksandër Lleshi, ish-gjeneral ushtrie.

-Janar 2019-
Ministrat e rinj
Erion Braçe, Zv.Kryeministër
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministrat që u larguan
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

-24 Shtator, 2020
Evis Kushi, pedagogia, dhe njëherësh deputetja e Elbasanit zëvendësoi në detyrën e ministres së Arsimit, Besa Shahinin.
-29.12.2020
Largohet Gent Caka. Detyrën e Ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme e merr, Olta Xhaçka.

Qeveria e tretë e Edi Ramës
(18 shtator 2021 – 2025)

Përbërja e qeverisë:

Edi Rama- Kryeministër
Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave
Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm
Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit
Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë
Elva Margariti – Ministër i Kulturës
Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve
-26 qershor 2022-Kryeministri liron kryenegociatorin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi dhe promovon Majlinda Dhukën si ministre Shteti dhe kryenegociatore me BE.

-25 korrik 2022-Kryeministri liron zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe Promovohet ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në postin e zëvendëskryeministres.

-8 korrik 2023-Tre paraardhësit e tij u detyruan të jepnin dorëheqjen, ndërsa Çuçi është i vetmi ministër i Brendshëm në Qeverinë Rama, që është shkarkuar nga detyra.

Latest articles

Related articles