Basha: Ata që donin tju shisnin dhe blenin dështuan! Ndaj ta mbani kokën lart kur të thoni jam anëtar i PD

Sytë e shqiptarëve janë kthyer sërish nga ne, ata po presin dhe do na dëgjojnë me vëmendje, sot në këtë sallë, dhe nesër anembanë Shqipërisë. Sot nga kjo sallë e mbushur plot me demokratë, me të rinj të reja, do të debatojmë dhe diskutojmë bashkë për të ardhmen e partisë sonë, për të ardhmen e Shqipërisë, për tëe ardhmen e shqiptarëve. Ju do të merrni sot vendime për të ardhmen e partisë sonë, për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e shqiptarëve.

Vetë prania juaj sot këtu është shpresë dhe sjell shpresë. Këto dy vite të vëeshtira kanë lënë gjurmët e tyre tek ne.Ju jeni përballur me sulme, fyerje, dhe shpifje mga më cnjerëzoret. Dinosaurët e vjetër të kastës së Tranzicionit hodhën gjithë cfarë mundën nga sëndukët e tyre mbi ju dhe familjet tuaja
Ata donin t’ju thyenin
Ata Donin t’ju blinin
Ata Donin t’ju shisnin
Ata donin që t’ju zhvasnin nga e drejat juaj për të marrë vendime.
Donin dhe duan të vendosin ata
Për ju, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj
Për PD për Shqipërinë

Duan të vendosin ata duke ju zhveshur nga e drejta e madhe që ne ndihmuam cdo shqiptar të fitojë 33 vjet më parë. E drejta për të vendosur për veten tuaj. Por nuk ja dolën Sepse sot vendimet do ti merrni ju. Të gjitha vendimet e rëndësishme për drejtimin dhe përfaqësimin politik të partisë demokratike do të jenë në dorën tuaj. Ndaj Ata që donin tju ulnin kokën tju rrëzonin sytë përdhe tju shuanin zërin dhe tju topisnin vullnetin sot marrin përgjigjen nga kjo sallë me votën tuaj.
Ushtrojeni këtë të drejtë. Vendosni sot në këtë Kuvend. Dhe pasi ta keni bërë këtë mund të ktheheni në Tropojë dhe Dibër, në Fier, në Korcë dhe Elbasan, Në Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, në Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Shkodër dhe ta mbani kokën lart kur të thoni “jam anëtar i Partisë DEMOKRATIKE”

Latest articles

Related articles