Rama: Gënje, gënje, gënje!

spot_img
Advertisements

Nga Rrezearta Çaushaj

“Pavarësisht vjedhjes dhe abuzimit galopant, ngelen veprat”, thotë i Madhi.

“Për të pastruar Shqipërinë, kushton”, thotë ai.

“Sterilizimi, një nga punët më të mira të qeverisë”, vazhdon.

Rama ndërton gënjeshtrat e tij mbi klishetë e vjetra që u janë fiksuar shqiptarëve, si psh:
“Ka vjedhur ai, po edhe ka bërë punë”.

E kuptojmë, o mret, ndaj edhe hajde ta shkrijmë atë Agjensinë e Prokurimeve Publike, se kujt i duhet mirëmenaxhimi dhe mbrojtja e parave publike?!
Po Kontrolli i Lartë i Shtetit?! Kot!

E shkrijmë se, siç i the edhe gazetarit grek, ty nuk të pëlqejnë burokracitë.

Po drejtësia?! Si the?!
Qeveria ka marr disa sinjale pozitive nga drejtësia dhe nuk ka ndërmend të komentojë mbi hetimet, se nuk dëshiron të ndërhyjë te gjyqësori.
Po ça të komentosh, o Mret?! Je lakuriq!

spot_img

Latest articles

Related articles