Kompania One ndërpret shërbimin për mijëra abonentë, dhe nuk jep asnjë shpjegim

spot_img
Advertisements

Këtë të enjte, mijëra abonentë të kompanisë telefonike “ONE” janë zgjuar pa shërbim në telefonat e tyre.

Pa asnjë njoftim paraprak nga kompania “ONE”, abonentëve ju është ndërprerë çdo komunikim. Shumë abonentë thonë se nuk mund të kryejmë thirrje telefonike. Po ashtu atyre u është ndërprerë shërbimi i internetit dhe i mesazheve të shkruara.

Qytetarët thonë se kanë provuar të kontaktojnë me shërbimin e klientit të kompanisë telefonike “ONE”, por askush nuk ju është pëgjigjur. Kjo situatë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Të gjitha platformat e shërbimit të klientit kanë qenë jashtë funksionit, ça do të thotë se kompania nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për situatën. Situata mbetet ende pa zgjidhje ndërsa nga ana e kompanisë nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

spot_img

Latest articles

Related articles